Ndodh çudia! Gazetarja nuk do as ushqim, as prona, zgjedh burrin që i jep passwordin e Instagramit
Videoja e gazetares Jonada Zelka u bë virale në rrjete sociale pas bisedës me kolegun e saj në protestë ku deklaroi se është në kërkim të një burri. Në të vërtetë, ishte thjesht një shaka e gazetares, të cilës iu bë një lojë në emisionin “Why Not” në RTV Ora.
Jonës iu prezantua një kuzhinier me 7 restorante, një tironc me 2 shtëpia dhe dhëndri i njohur për publikun si Uaxhexhaxha.
“Para nuk kam, as kuzhinier nuk jam, as shtëpia nuk kam, por do të premtoj që passwordin e Instagramit do ta jap”, tha Uaxhexhaxha, i cili ishte i përzgjedhuri i Jonës.