Ndryshimin e parë në ‘look’ e bëri në moshën 12 vjeçare, Kiara Tito tregon si ndihet kur i thonë: Ke bërë buzët, ka bërë botox … [FOTO]

 

Kiara Tito ka qenë sot e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, për të rrëfyer ditët e saj të bukura, por edhe të lodhshme pasi shumë shpejt pritet të vijë në ekranin e Tv Klan me emisionin “Doktor Plastic”, program të cilin ajo e drejtoi edhe sezonin e parë.

Kiara ndër të tjerash rrëfeu edhe detaje të tjera nga jeta e saj.

“Më pëlqen ta ndryshoj shpesh look-un. Që në moshën 12 vjeçare kam lyer flokët pa lejen e prindërve dhe i leva me ngjyrë të kuqe”.

Klara tanimë shprehet se nuk mërzitet nga komentet e njerëzve që e gjykojnë atë nga pamja e jashtme.

“Komentet më absurde janë ato të cilat flasin për pamjen tënde. Normalisht që ne ndryshojmë, sepse rritemi, ndryshon tualeti, ndryshon mënyra e të veshurit etj. Kur lexoj komente të tipit Klara ka bërë buzët, ka bërë botox, i them vetes qetësohu”

91fc8c0c1e9ab241594235291a1458a2_XL-600x606.jpg

 

albshowbizzz.com