“Në çdo martesë ka probleme”

  

Çifti i famshëm Beren Saat-Kenan Dogulu po shkon drejt divorcit. Ajo që flitej prej shumë kohësh duket se do të realizohet në fund të këtij muaji.

Sipas programit “2.Sayfa”, aktorja dhe këngëtari i famshëm turk do të divorcohen me marrëveshje më 28 Mars.

Beren Saat, e njohur për rolet e saj në shumë seriale turke dhe Kenan Dogulu u martuan në vitin 2014 në dasmën më të përfolur dhe komentuar të vitit.

Menaxheri i 44-vjeçrit Dogulu tha se “në çdo martesë ka probleme. Këto nuk janë probleme të pazgjidhshme apo pengesa të pakalueshme”.

Familjarë të çiftit dhe miq të ngushtë po përpiqen t’i risjellin bashkë 35-vjeçaren dhe 44-vjeçarin. Sipas “Hurriyet”, diçka e tillë pritet të ndodhë në ditët në vijim. /tvklan.al

  

albshowbizzz.com