Nënë e dy vajzave, por Kaltrina vishet si të ishte adoleshente, iu befason me pamjen
Moderatorja e njohur kosovare, Kaltrina Mikushnica vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun tonë.
Ajo është e martuar dhe tashmë është nënë e dy vajzave, shkruan ORAinfo.
Vajzën e vogël, Kaltrina e lindi një muaj më parë dhe e pagëzoi me emrin Mara.
Ditë më parë ajo organizoi një festë madhështore për lindjen e vajzës, ku pati shumë të ftuar.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Sot Kaltrina ka publikuar një foto në të cilën shihet e veshur me pantollona të grisur.
Edhe e tillë, moderatorja e njohur po duket shumë e bukur./ORAinfo/