Neritan Liçaj: Jam i lumtur me varfërinë time
Aktori Neritan Liçaj nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria.
I ftuar në emisionin ‘Late Night Show’, ai tha se nuk është në kërkim të lekut dhe është i lumtur në ‘varfërinë e tij’.
Neritan Liçaj: “Isha emigrant në Itali dhe kam punuar e jetuar shumë mirë. Erdha se u ndjeva i huaj, ndihesha i huaj. Të zgjedhurit e vendit ku jeton është e drejta jote. Vetëm një gjë nuk mund të zgjedhë njeriu, nënën dhe babën.
Të tjerat zgjedhësh, edhe fenë, edhe vendin ku do të jetosh është e drejta jote. Dikush ka preferuar të jetoj jashtë por unë kam preferuar të jetoj këtu. Vendosa që gjithë energjitë e mia modeste ti investoj këtu.
Gjërat nuk i mas me jam mirë, nuk jam mirë. Jam i lumtur me varfërinë time. Nuk pretendoj të bëhem miliarder, nuk e kam problem. Me këtë thjeshtësinë time jam shumë i lumtur unë dhe bashkëshortja ime. Por preferoj të jetoj në vendin tim, që përpëlitet, gjakoset, theret grihet me veten e vet por jetohet sesa në Zvicër ku nuk zihet as kosi.”