Nga prapaskenat e klipit të Jonida Maliqit në Tel Aviv
Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi këtë vit do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.
Këngëtarja shqiptare momentalisht ndodhet atje së bashku me një pjesë të stafit të saj, shkruan lajmi.net.
Në përputhje me këngën, shihet se klipi është realizuar në natyrë, në mes të gjelbërimit dhe drurëve të një pylli.
Maliqi shfaqet me një fustan ngjyrë blu me pika të bardha, e me model të flokëve si të divës “Merlin Monroe”.
Vlen të ceket se në faqen dedikuar “Eurovisionit”, e cila nxjerr sondazhe lidhur me këtë festival, Shqipëria është renditur në vendin e dytë.
“Wiwibloggs” e rendit Jonidën në vendin e dytë, pas përfaqësueses së Holandës, Duncan Laurence. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com