Nick Jonas dhe Priyanka Chopra do bëhen prindër?

  

Nick Jonas iu është përgjigjur thashethemeve nëse bashkëshortja e tij Priyanka Chopra është shtatzënë.

Këngëtari tha se ai dhe aktorja nuk po kërkojnë ende të zgjerojnë familjen e tyre.

26-vjeçari gjatë një interviste për Extra u pyet nëse do bënin një fëmijë së shpejti.

Dhe Nick dha një përgjigje shumë të shkurtër: “Për momentin, po shijojmë njëri-tjetrin.”

Thashethemet për shtatzëninë e aktores filluan kur ajo mori pjesë në shfaqjen e modës së Michael Kors Fall 2019  në  Javën e Modës në New York.