Nik Xhelilaj një yll ndërkombëtar, ja çfarë shkruajnë mediat gjermane për aktorin shqiptar[FOTO]

 

Nik Xhelilaj prej vitesh tashmë karierrën e tij aktoreske e vazhdon jashtë kufijve të Shqipërisë dhe më konkretisht në Turqi dhe Gjermani.

Ai ka luajtur në disa seriale mjaft të suksesshme dhe për këtë arsye fama e tij ka arritur të tërheqë vëmendjen e revistës prestigjioze “Glamour Germany”.

Ajo ka vendosur t’i kushtojë një artikull. Ndër të tjera në revistë shkruhet:

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”.

Niku shfaqet ndryshe në fotot e realizuara për setin fotografik. Me flokë të gjata, mjekër dhe muskujt e nxjerrë në pah, duket sikur aktori po përgatitet për ndonjë rol të ri.

Kjo është një arritje e madhe për një shqiptar, pasi “Glamour Germany” është një nga revistat më të njohura në botën e modës dhe jetës së bukur.

nik_xhel.jpg

 

 nik_xhel_2.jpg

nik_xhel_3.jpg

nik_xhel_4.jpg

 

albshowbizzz.com