Nis festa në familjen e Xenit, ja çfarë po festohet
Sot ka festë në shtëpinë e këngëtarit Shkëlzen Jetishit.
Në familjen e këngëtarëve të mirënjohur, Shkëlzen dhe Korab Jetishi ka arsye për t’u festuar.
Reja e këngëtarit të mirënjohur, pra gruaja e Korabit, Gentiana feston sot ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë për të, Korabi ka thurur fjalët më të mira për ta uruar atë.
“Urime ditëlindjen jeta ime, ishalla edhe 100 tjera së bashku”, ka shkruar këngëtari i mirënjohur krahas fotografisë që e ka publikuar në Instagram.
Miqtë e fansat e artistit e kanë uruar atë, duke ju dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur bashkë.
Korabi dhe Gentiana në korrik të vitit 2017 i kishin dhënë fund beqarisë. Ceremonia madhështore e dasmës ishte organizuar në restaurantin “Xeni Imperial” në Gjakovë, që është pronë e familjes Jetishi.
Pak para martesës, kishin qarkulluar thashethemet se Gentiana ishte shtatzënë dhe se kjo kishte qenë arsyeja pse ata ishin martuar më herët se që ishte paraparë. Çifti ka vetëm një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Noa.