Një nënë e kujdesshme si Kaltrina, kaq bukur e ka veshur vajzën e madhe sot
Moderatorja e njohur kosovare, Kaltrina Mikushnica vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun tonë.
Ajo është e martuar dhe tashmë është nënë e dy vajzave, shkruan ORAinfo.
Vajzën e vogël, Kaltrina e lindi një muaj më parë dhe e pagëzoi me emrin Mara.
Ditë më parë ajo organizoi një festë madhështore për lindjen e vajzës, ku pati shumë të ftuar.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Sot ajo ka publikuar një foto të vajzës së saj të madhe, të cilën e ka veshur shumë bukur.
Rana është me të vërtetë një fëmijë shumë simpatik./ORAinfo/