Njihuni me 10 fakte interesante për jetën e Sulltaneshës Mahidevran

  

Nur Fettahoglu është një nga aktoret më të dashura për audiencën shqiptare. Atë e kemi parë si pjesë e serialeve më të famshme turke, që në Shqipëri thyen rekord audience. Rasti i fundit ka qenë në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, ku ajo portretizonte Sulltashën Mahidevran. Le të njihemi me 10 fakte interesante nga jeta e saj, si ia doli ajo të kthehej nga një dizenjatore në aktore.

1 – Nur Fettahoglu ka lindur më 12 Nëntor 1080 në Duisburg, Gjermani. Ajo është një nga pesë fëmijët. Nëna e saj quhet Fatma ndërsa babai Sinan. E njohim vetëm si Nur por në fakt ky është emri i saj i dytë. Emri i saj i plotë është Asiye Nur Fettahoglu.

2 – Edhe përse lindi në Gjermani, në fakt familja e saj është nga Rize, Turqi. Nur filimisht ndoqi Liceun Beshiktash dhe më pas vazhdoi universitetin Haliç, ku u diplomua për Dizajn Mode.

3 – Por duket se edukimi i saj nuk ka të bëjë shumë me punët që mori përsipër në vazhdim. Nur ka punuar në disa banka. Dhe më vonë u bë moderatore e një program financiar në Sky Turk, një nga televizionet më prestigjoze në turqi.

4 – Nur e nisi karrierën në aktrim me një rol të vogël në serialin “Benden Baba Olmaz”, dhe më vonë iu besuan dhe role të tjera. Fillimisht në Gongyl Salincagi  në të cilin shkëlqeu.

5 – Një tjetër rol që e bëri Nur të dashur për publikun ishte ai në serialin “Dashuri e Ndaluar”. Ajo qëndronte pranë yjeve më të mëdhenj të turqisë si Beren Saat dhe Hazal Kaya.

6 – Edhe përse falë këtyre tre serialeve ajo u bë e njohur, suksein më të madh, që i siguroi një karrierë të gjatë në kinematogrfinë turke ia mundësoi seriali “Sulejmani Madhërishëm”. Nur Fettahoglu, iu besua rol kryesor, ai i sulltasheshës Mahidevran, gruaja e parë e Sulltanit dhe nëna e pasardhës Mehmetit.

7 – Nur gjithnjë është përpjekur të tregohet sa më e rezervuar për jetën private. Ndaj nuk dihet shumë për ish partnerët e saj. Por mund të themi se aktorja ka qenë e martuar dy here

8 – Nga 2008-2011, ajo ka qenë e martuar me Murat Aysan. Pas ndarjes me të ajo u njoh me Levent Veziroglu. Cifti u martuan më 2013-tën, por as me të nuk gjati shumë. Nur dhe Levent u ndanë me 2015-tën.

9 – Nga kjo martesë aktorja ka dhe nje vajzë të quajtur Elisa Gyzin. Vogëlushja erdhi në jetë më 14 Shkurt 2016-të. Kujdestaria e plotë e Elizës, i është besuar aktores.

10 – Dhe në përfundim, Nur cilësohet si një nga aktoret më të paguara të turqisë. Ajo numëron mbi 4 mln dollarë në llogarinë e saj.