Noizy kthehet pas në kohë, surprizon fansat me këngë dedikuar dashurisë

  

Reperi shqiptar Noizy ka sjellë projektin më të ri muzikor, të titulluar “Super Hot”, dedikuar një femre seksi.

Ky projekt duket se e kthen artistin pas në kohë. Në fillimet e karrierës së tij, ku këngët që flisnin për dashurinë apo pëlqimin ishin më të pëlqyerat e publikut, prandaj projekti u konsiderua si një surprizë për fansat e tij.

Kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi i këngës në versionin audio dhe ka marrë mbi 200 mijë klikime. Noizy po sjell shpesh projekte të reja muzikore. Kujtojmë se para tre javësh, ai publikoi duetin “Shum shum” me reperin Gent, shqiptar që po zhvillon karrierën në Gjermani.