Nuk do ta besoni…, por këto vajza VIP janë të fiksuara pas HOROSKOPIT më shumë se ju!

 

Secili prej nesh ka një shenjë zodiaku por jo të gjithë besojnë tek yjet për të parashikuar të ardhmen. Ja cilat janë disa nga opinionet e personazheve publikë se si shenjat e tyre ndikojnë tek to.

Selena Gomez është shprehur në një intervistë se shenja e saj e horoskopit është Gaforrja dhe për këtë arsye ajo është shumë e ndjeshme. Ndiej gjithçka intensivisht dhe kjo është diçka që më pëlqen shumë për veten- ka thënë këngëtarja.

Kendall Jenner gjithashtu ka thënë se nëse e pëlqen dikë ajo qëndron me atë person, nëse jo atëherë ajo i qëndron larg . Unë jam Akrepi dhe prandaj jam shumë e lidhur me njerëzit ka treguar modelja.
Kylie Jenner është Luani ndërsa unë jam Peshorja dhe kjo do të thotë që këto dy shenja janë shumë të mira dhe plotësuese të njëra- tjetrës është shprehur Kim Kardashian. Ajo ka treguar se Luani është shenja e zjarrit ndërsa peshorja është shenja e ajrit dhe zjarri ka nevojë për ajrin që të mbijetojë, për këtë arsye janë kombinimi perfekt.

Rihanna ka qenë disa herë pjesë e shkrimeve dhe komenteve në Twitter për sa i përket pjesës astrologjike. Ajo ka thënë se Peshqit nuk janë asnjëherë të interesuar në një shoqëri afatshkurtër. Nw rastet kur ka patur komente se njerëzit që janë Peshqit në horoskop janë bipolar dhe nuk e dine, këngëtarja u është kundërpërgjigjur duke shkruar se këto janë gënjeshtra pasi ajo vetë është shumë e vetëdijshme për problemet që ka.

Unë jam Virgjëresha ka thënë Beyonce në një intervistë. Nuk pranoj jo si përgjigje, jam shumë kritike dhe jap maksimumin për të arritur atë që dua dhe pres shumë nga vetja ime për këtë arsye kërkoj që edhe të tjerët të jenë njësoj ka shtuar këngëtarja.

Taylor Swift ka folur për shenjën e saj të horoskopit dhe ka thënë se është Shigjetari. Kjo do të thotë se me pëlqen sghumë të udhëtoj, jam shumë optimiste dhe se më pëlqen që të provoj gjëra të reja, shkruan bordo.al. Swift ka treguar gjithashtu se shigjetarët janë të pavarur dhe pëlqejnë që të kenë hapësirën e tyre.

Ndërkohë, modelja Gigi Hadid ka thënë se është shenja e Demit në horoskop dhe është shumë kokëfortë. Kam siguri në kohën e duhur por gjithashtu ka ditë që më pëlqen të qëndroj edhe vetëm – është shprehur modelja për revistën Allure.

egertb.jpg

 

albshowbizzz.com