Nuk e detyruan, zbulohet arsyeja përse Britney Spears kishte probleme me shëndetin mendor

  

Britney Spears ka përfunduar trajtimet e shëndetit mendor dhe tani është zbuluar arsyeja përse u drejtua tek specialistët. Thuhej se ajo shkoi në një klinikë private me urdhër të babait të saj, por në fakt nuk është e vërtetë.

Muajt e fundit, Britney është përballur me problemet shëndetësore të babait, të cilat i shkaktuan disa crregullimet. Për këtë arsye, ilacet që merrte për të stabilizuar shëndetin mendor nuk ishin efektive dhe duhet të shkonte tek mjekët për të marrë të tjera.

Sipas TMZ, mjekët duhet ta mbanin në vëzhgim për të krijuar disa kombinime ilacesh që do ti bënin efekt. Të dielën e Pashkëve, 21 prill, Britney u fotografua për herë të parë pas trajtimeve pranë të dashurit Sam Asghari duke dalë nga një hotel në Beverli Hills.