Nuk e pranuan KURRË/ Pa u lidhur mirë ndahen DJ SARDI dhe Jonida Vokshi? Ja detajet! [FOTO]

 

Ai është një ndër Dj më në zë në kryeqytet dhe shpesh herë është në qendër të mediave rozë. Dj Sardi ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut jetën e tij sentimentale edhe pse rreth saj është folur shumë.

Së fundmi Sardi u përfol se është në një lidhje me një moderatore dhe bëhet fjalë për Jonida Vokshin. Lajmi u përhap shumë më media dhe në një studio televizive kur u pyet:

“Është e vërtetë që je lidhur me atë?” duke iu referuar Jonida Vokshit, Sardi nuk hezitoi të përgjigjej: “Mbase!”

Por pavarësisht se janë fotografuar bashkë, Jonida reagoi duke u shprehur për këtë lajm se nuk është i vërtetë. Mirëpo ndryshe tregonin burime pranë çiftit të cilët e dinin tashmë romancën disa mujore të Jonidës dhe Sardit. Ende pa u konfirmuar kjo lidhje, “Panorama plus” bën të ditur se Jonida dhe Sardi janë ndarë.

Me siguri do ketë ndonjë reagim tjetër nga protagonistët për t’u marrë vesh njëherë e mirë.

 

jonidea.jpg

 

albshowbizzz.com