Olsi Bylyku ka një mesazh për të ftuarit e “Why Not”: Bëju vaksinë tërbimi
Iljard Shaba dhe Lorenc Hasrama, pavarësisht se janë artistë të mirë, njihen për energjinë e tyre që përçohet kudo që shkojnë. Ata ishin të ftuarit special të kësaj puntate në emisionin “Why Not” në RTV Ora ku morën një videomesazh nga miku i tyre, Olsi Bylyku.
Humoristi tregoi se po të ndjekësh djemtë nuk të zë gjumi për shumë orë prej mimikave të fytyrës dhe i sugjeroi moderatores ti bëjë vaksina tërbimi.
Olsi Bylyku:
Përshendes Roza Latin dhe i sugjeroj që para se të fusë në skenë dy çunat, ti bëjë shiringa tërbimi sepse është dorë me 1 për ata dy sepse kanë energji të paparë.
Videomesazhin mund ta ndiqni rreth minutës 39 në emisionin e plotë “Why Not”.