Olti Curri dhe Ermal Fejzullahu debatuan publikisht për ”batutën raciste”, Linda Rei ka diçka për të thënë! [FOTO]

 

Këto ditë, vëmendjen e mediave e tërhoqi konflikti mes Ermal Fejullahut dhe Olti Currit, për shkak të komentit të Ermalit në postimin e Faton Shoshit, për ngjyrën e errët të lëkurës së personit në foto.

“Thuj le t’kesh pak se s’po dihet ça është.”- shkruante këngëtari në koment. Olti Curri e thumboi publikisht Ermalin duke shkruar në profilin e tij në Instagram:

“Ça po me shohin syte. Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute per ngjyren e erret te lekures dikujt!!! Tani ka mbetur te komentoj une te shendoshet: o bol…”- shkruante Olti, të cilit Ermali iu përgjigj:

“Te kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, eshteracizem! Unëracist nuk kam qenë ndonjëhere. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto”, ishte komenti i Ermalit në foto.

olet.jpg

 

Por Olti nuk e ka lënë me kaq dhe i është përgjigjur komentit të Ermalit.

“Ka vetem nje problem qe batuta nuk ishte batute dhe te pakten pranoje qe po e bera edhe pune e madhe. Jam i sigurte qe mund te besh batuta spektakolare pa u ndal te ngjyra, pesha, pasuria , varferia, floket apo tullaclleku i dikujt”, i shkroi Olti.

Ndërkohë që ka pasur shumë reagime lidhur me këtë koment, edhe Linda Rei ka mbajtur anën e saj. Në një lajm të publikuar nga intvalbania në Instagram, Linda ka etiketuar Olti Currin dhe ka shkruar “Respect” në formë mbështetjeje ndaj fjalëve të tij kundrejt Ermalit.

ldinet.png

 

 

 

albshowbizzz.com