“Operacioni i trafikimit të seksit”, aktorja e njohur akuzohet për shantazhimin e grave
Aktorja e njohur amerikane Allison Mack ka pranuar fajin ndaj akuzave të lidhura me një operacion të dyshuar të trafikimit të seksit.
Në seancën gjyqësore në Brooklyn, ajo u shpall fajtore për akuzat e mashtrimit dhe shantazhimit të grave. Ajo i kërcënonte se do i publikonte fotografitë nudo nëse nuk do kryenin marrëdhënie me burrat si pjesë të sistemit dhe i bënte shantazh nëse do nxirrnin informacion për kompaninë.
Në një deklaratë, ajo pranoi se rekrutonte femra duke i thënë se do ti bashkoheshin një grupi monitorimi.
“Unë duhet të marr përgjegjësi të plotë për sjelljen time”, tha aktorja.
Allison Mack, e njohur për rolin e saj në serialin televiziv Smallville, është një prej 6 personave që po përballet me akuza kriminale për cështjen e “Nxivm”.
Çfarë është Nxivm?
Nxivm, shqiptohet ‘nexium’, është një grup që filloi në vitin 1998 si një program vetë-ndihme që ka punuar me më shumë se 16,000 njerëz duke përfshirë edhe djalin e një ish-presidenti meksikan dhe aktoret e Hollivudit si Mack.
Në faqen e saj, Nxivm e përshkruan veten si një “komunitet të udhëhequr nga parimet humanitare që kërkojnë ti japin vetëbesim njerëzve dhe t’u përgjigjen pyetjeve të rëndësishme rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh njerëzor”.
Udhëheqësja Keith Raniere akuzohet për krijimin e një sistemi “skllav dhe padron” brenda grupit. Sipas faqes së internetit të grupit, regjistrimi është pezulluar prej “rrethanave me të cilat ballafaqohet kompania në këtë kohë”.
Prokurorët pohojnë se grupi pasqyron një skemë piramidale, në të cilën anëtarët paguanin mijëra dollarë për kurse.