Orinda Huta paska marrë mbiemrin e burrit dhe nuk është Turi arsyeja! [FOTO]
Orinda Huta ka treguar për herë të parë se përse zgjodhi tË marrë mbiemrin e Turit. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Orinda ka bërë të ditur se ka vendosur të mbajë mbiemrin e bashkëshortit, pikërisht atë Hysko sepse ashtu donte këngëtarja, jo se Turi ka ndërhyrë.
Faktikisht ajo tregon se kjo ka ndodhur kur çifti janë martuar por meqenëse i ka kaluar afati i pasaportës e ka ndryshuar edhe aty.
“Hahahahah u bëra ‘Hysko’ për një arsye .. zonjat e gjendjes civile më pyetën mbi 10 herë ë isha e sigurt, kujtonin se ishte Turjani arsyeja, por i thash jo është vendim personal unë do jem gjithmonë një ‘Huta’ gjithsesi e me shumë qejf… P.S. kjo gjë ndodhi që kur u martuam , tani thjesht më skadoi pasaport”, ka shkruar Orinda pranë fotos.
albshowbizzz.com