Pak para lindjes – Almeda Abazi shfaqet me barkun e fryrë e tërë nur
Aktorja e këngëtarja shqiptare Almeda Abazi, i ka
ditët e numëruara deri në momentin që takohet me të birin e saj që po e pret
t’i vijë në jetë.
Ky është edhe fëmija i saj i parë nga martesa me aktorin Tolgahan Sayisman, ndërsa ajo tashmë është në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Bukuroshja shqiptare është shfaqur krejt nur dhe e
lumtur në imazhin e fundit që ka publikuar në Instagram, ndërsa ka shfaqur edhe
barkun e rrumbullakosur.
Së shpejti ajo pritet të bëhet nënë meqë është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël.
albshowbizzz.com