Paraqitje e rrallë e Mbretëreshës Elizabetë, shëtitet me kalë në Windsor

 
 Mbretëresha Elizabetë herët në mëngjes bvri një shëtitje me kalë në kështjellën Windsor. 

  

 

 

Mbretëresha Elizabetë u fotografua duke shijuar kalërimin në Windsor, të hënën në mëngjes, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

92-vjeçarja në temperatura të ulëta dhe erëra, u shoqërua nga Terry Pendry.

Ajo në kokë po mbante një shall të mëndashtë me ngjyra dhe një pallto blu të gjatë.

Mbretëresha njihet për dashurinë që ka ndaj kuajve dhe shumë herë është parë duke kalëruar në hapësira të gjebra.

Elizabeta, e cila nuk ka ndonjë ngjarje zyrtare deri më 15 maj, dukej e qetë teksa po shëtitej nëpër fusha të gjelbra.

Është njoftuar se ajo prite ta ftojë Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për një vizitë shtetërore në qershor. /Lajmi.net/

        

 

albshowbizzz.com