Pas një viti pritje, publikohet dueti mes Nora Istrefit dhe Irkenc Hykës

  

Pas një viti pritje, dueti mes Nora Istrefit dhe Irkenc Hykës është publikuar në Youtube. “Tymi Dashnis 2” titullohet kënga, e cila vitin e kaluar erdhi solo dhe rezultoi sukses i madh për tekstshkruesin Hyka.

Projekti u anulua vjet nga Nora, ndonëse ishte i përfunduar. Duket se ka ndërruar mendje pasi sot erdhi vetëm me audio dhe tekst në kanalin zyrtar të Irkencit.

Aso kohe, këngëtarja nga Kosova dha një deklaratë ku rrëfeu se nuk i shkonte me personalitetin, as zhanrin. Kjo gjë ngjalli shumë dilema dhe spekulime se ka patur një sherr mes këngëtarëve, të cilët vendosën të anulonin bashkëpunimin.

Mbetet për tu parë si do pritet nga fansat. Projekti solo i Irkencit numëron sot mbi 11 milionë klikime në Youtube.