Pas SHERR-it me NOIZY-n, nuk flet as me çunat e OTR? Ky veprim i Oriola Marashit i tregon të gjitha! [FOTO]
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2019/04/pas-sherr-it-me-noizy-n-nuk-flet-as-me-cunat-e-otr-ky-veprim-i-oriola-marashit-i-tregon-te-gjitha-foto_5cb4c9fef0390.jpeg)
Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave.
Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë. Pasi u rindoqën në Instagram dhe filluan të vlerësonin sërish njëri-tjetrin, e papritura ndodhi. Në këtë rrjet social figuron se ata të dy nuk janë më miq dhe i kemi parë secilin në “hesap të vet”. Noizy i zënë me koncerte e me këngë të reja, ndërsa Oriola me modeling.
Po si i ka marrëdhëniet me anëtarët e tjerë të grupit OTR? Siç duket prishja e relatave të saj me Noizyn nuk ka ndikuar në shoqërinë me pjesëtarët e tjerë të grupit dhe përveç se ndiqen në Instagram, ky veprim i fundit i modeles e shpjegon më së miri këtë.
Oriola ka treguar mbështetjen e saj për reperin e ri Matolale i cili ka publikuar këngën e fundit Kapo, këngë të cilën modelja seksi e ka promovuar në Instagram.
albshowbizzz.com