Pas vrasjes albumi i Nipsey Hussle renditet i dyti në klasifikimet amerikane
Albumi i vetëm i reperit Nipsey Hussle është rikthyer në klasifikimin muzikor amerikan në vendin e dytë, një javë pasi u qëllua për vdekje ne moshën 33-vjeçare.
‘Victory Lap’ ka arritur një ngritje të re në klasifikim, ndërkohë që në kohën kur u lançua në mars të 2018 arriti të ngjitej deri në vendin e katërt.
Albumi arriti te shiste 66.000 kopje vetëm javën e kaluar. Ai u parakalua nga këngëtarja 17-vjeçare Billie Eilish, albumi debutues i së cilës ‘When we all fall asleep, where do we go”(Kur ne të gjithë biem të flemë, ku shkojmë ?) përfundoi drejt e në vendin e parë.
Yjet si Drake, Rihanna dhe Pharrell Williams mbajtën tribut për reperin Hussle pasi ai u qëllua per vdekje jashtë dyqanit të tij të vëshjeve në Los Angeles, në 31 mars.
Një burrë i quajtur Eric Holder u shpall i pafajshëm për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Sipas revistës ‘Variety’, një shërbim përkujtimor për reperin do të mbahet në Staples Center, të enjten në Los Angeles, stadium i cili përmban 21.000 vende.