Përjashtimi nga Oskar, Roman Polanski padit Akademinë e Filmit

  

Roman Polanski paditi Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit, pasi u përjashtua nga organizata në vitin 2018.

Regjisori i ‘Pianist’ u përjashtua nga organizimi i Oskar së bashku me Bill Cosbyn në maj të vitit të kaluar.

Avokati i regjisorit tha se Polanski ishte dëbuar “pa u paralajmëruar” dhe pa asnjë mundësi për t’u përgjigjur.

Avokati Harland Braun, paraqiti padinë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos javën e kaluar.

Në një deklaratë Akademia e Filmit tha se përjashtimi i tij ishte i drejtë dhe se nuk do e ndryshonte vendimin.

“Procedurat e marra për të dëbuar Polanskin ishin të drejta dhe të arsyeshme. Akademia mbron vendimin e saj,”-u tha në një deklaratë.

Producenti u deklarua fajtor për marrëdhënie seksuale të paligjshme me një vajzë 13-vjeçare në vitin 1977 dhe u largua nga SHBA para se të dënohej nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Por kjo nuk e ndaloi që Oskar ti jepte atij çmimin për producentin më të mirë në vitin 2003.

Bill Cosby u përjashtua gjithashtu nga Akademia pas akuzave ndaj tij për sulme seksuale, ndërsa Harvey Weinstein u dëbua në vitin 2017 si rezultat i akuzave të shumta për përdhunime dhe ngacmime seksuale.