“Përse po i ndihmon sirianët dhe jo kosovarët”, Dua Lipa i përgjigjet komentuesit
Këngëtarja shqitpare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në një mision bamirësie në Liban.
Dua Lipa në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ndjekësit disa foto nga takimi i saj me fëmijët sirian të cilët ka shkuar për t’i ndihmuar në kuadë të një misioni me UNICEF-in, shkruan lajmi.net.
“Unë kam pasur eksperiencën më të mirë me qenë në Liban për 3 ditët e fundit, duke punuar me UNICEF-in, duke u takuar me fëmijët në vendbanimet me refugjatë , trajnimin e të rinjve dhe programet për ndërtimin e aftësive. Unë në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën janë futur për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend që është i përshtatshëm të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende buzëqeshin dhe bëjnë më të mirën e tyre edhe në situatë të keqe. Unë kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur.”, ka shkruar Dua pranë postimit, mirëpo në Twitter nuk ka munguar një reagim i dikujt prej ndjekësve i cili i ka thënë se duhet ta ndihmojë vendin e saj dhe nuk ka munguar reagimi i këngëtares shqiptares.
“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, tha Dua./Lajmi.net/
albshowbizzz.com