Po dhëndri? Olti Curri i gjen Ilda Bejlerit këngëtarin e dasmës dhe ai tha që do këndojë pa lekë fare! [FOTO]

 

Moderatorja sportive Ilda Bjeleri është një nga moderatoret më të përfolura në botën e shoëbizit shqiptar dhe shpesh herë vihet në qendër të mediave rozë për jetën e saj private. Ilda njihet për shoqërinë e ngushtë me Olti Currin dhe kalojnë goxha kohë me njëri-tjetrin e sigurisht nuk mund të mungojnë shakatë. Por ditën e sotme ata nuk ishin vetëm pasi i shoqëronte edhe Sinan Hoxha. Teksa ndodheshin në një lokal Olti ka nisur t’a filmojë këngëtarin, duke e pyetur nëse pranon të këndojë në dasmën e Ildës.

“Sinan Hoxha, një pyetje kam unë. Po, jo? Bëhet, s’bëhet? Sa lekë do ti për dasmën e Ilda Bejlerit? Fillon dasma ditën e hënë, mbaron të hënën tjetër.”- thotë Olti, ndërsa Ilda ka nisur të qeshë.

dht.jpg

 

“Zakon tironsish, ne tironsit rregullohemi me njëri-tjetrin, pa pare.”- thotë Sinani.

“Ja kryesori u kry, tani duhet dhëndri.”- shkruan Olti me humor në videot e publikuara.

nani.jpg

 

 

albshowbizzz.com