‘Po ta duash dhe po të të dojë…’ Kiara Tito flet për herë të parë për lidhjen romantike dhe planet e ardhshme në muzikë për t’i dedikuar një këngë ATIJ? [FOTO]
Kiara Tito është padyshim një prej moderatoreve më simpatike dhe të dashura për publikun.
Ndonëse deri më tani ajo i ka mugnuar disi televizionit, Kiara nuk ka qenë larg vëmendjes së publikut me postimet dhe komunikimet e saj nëpërmjet rrjeteve sociale.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Kiara ka zbuluar se do të rikthehet sërish me “Doctor Plastic” dhe gjtihashtu ka folur për jetën e saj private dhe planet e ardhshme përtej moderimit.
“Po të duash një person dhe po të të dojë, do të gjeni gjithmonë kohën për njëri-tjetrin. Qëllon gjithmonë që njëra palë të mos jetë aq mbështetëse,” është shprehur Kiara ku më pas ka treguar se në një lidhje romantike ka qenë diksuh që nuk e ka mbështetur duke lënë të nënkuptohet se momentalisht është single.
Më pas e pyetur se çfarë do të bëjë pas “doctor Plastic”, Kiara ka treguar se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në ekran, por gjithashtu ka dëshirë të bëjë dhe një këngë.
“Do më pëlqente të bëja një këngë. Një këngë dashurie. Një këngë ku të shprehja ndjenjat,” ka thënë moderatorja.
albshowbizzz.com