Poni tregon të vërtetën se përse nuk solli projekte gjatë kësaj kohe

 
 Poni, ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja. 

  

 

 

Megjithatë, artistja që është e njohur për këngët labe ka treguar të vërtetën përse deri më tani nuk solli projekte të reja, shkruan lajmi.net.

“Ka çdo ditë pyetje të tilla. Dhe ju falenderoj shumë, por mungesa e gjatë, ka qenë sepse doja të kisha një album me disa këngë të reja, dhe jo vetëm një këngë apo klip të ri. Shihemi së shpejti të dashur miq e dashamirës të këngës time”, iu përgjigj fanses këngëtarja shqiptare.

“Dashni e vjetër”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga Poni në bashkëpunim me Irkenc Hykën. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com