Prezantuesja e famshme adopton vajzën e dytë

  

Prezantuesja e famshme amerikane e lajmeve, Hoda Kotb është bërë nënë e dy vajzave.

Ajo njoftoi lajmin se adoptoi vajzën e dytë gjatë një telefonate në emisionin e saj të martën. Vogëlushja quhet Hope Catherine Kotb.

“Today” publikoi një fotografi të Kotb me foshnjen në krahë dhe vajzën e saj më të madhe, Haley Joy 2 vjeç, në mediat sociale.

Urimet shkojnë Hoda Kotb që adoptoi vajzën e dytë Hope Catherine, këtë javë,”-shkruhet në përshkrimin e fotos.

Kotb surprizoi ndjekësit e saj në vitin 2017 kur zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë pas adoptimit të Haley Joy.