Prindërit e Ritës kaluan një mbrëmje romantike në Kosovë, shikojeni këtë detaj
‘Si në kohërat e vjetra’, prindërit e Ritës kaluan një mbrëmje romantike në Kosovë.
Prindërit e Rita Orës po qëndrojnë në Kosovë së bashku me vajzën e tyre.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ardhur në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës, shkruan lajmi net.
Ajo është shoqëruar nga dy prindërit e saj, Besniku dhe Vera të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë po e shfrytëzojnë rastin edhe për argëtim, pse jo edhe për t’i kujtuar kohërat e vjetra.
Vera e ka publikuar një foto në të cilën shihet e veshur elegante ndërsa po shoqërohej nga bashkëshorti i saj Besniku.
Imazhi lë të kuptohet se dyshja e kanë kaluar një mbrëmje romantike në Kosovë.