Propozimi për Jennifer Lopez, i fejuari: E planifikova për 6 muaj

  

Propozimi për martesë i Alex Rodriguez ndaj Jennifer Lopez u konsiderua si një prej gjërave më të bukura që kanë ndodhur në faqet rozë.

Lojtari ka zbuluar se iu deshën gjashtë muaj që të sigurohej që cdo detaj do të ishte i përkryer, duke nisur nga ulja në gjunjë deri tek perëndimi i diellit.

“E planifikova për 6 muaj. Ishim në plazh në Bahamas. Kisha unazën, por mu deshën tre ditë që të mësoja si të ulesha në gjunjë. Doja që perëndimi të ishte i përkryer. Një ditë ishte në 6:27, tjetrën në 6:29, ndërsa ditën e tretë filloi shi. Ditën tjetër dolëm në 6:29 dhe thashë, “Tani është momenti”. Dhe ia dola, ajo tha Po!”, rrëfeu ai në intervistën për “The Tonight Show”.

Këngëtarja JLo u lidh me Alex në shkurt 2017 dhe u fejuan muajin e kaluar.