Publikohet traileri i filmit që bashkoi sërish Jennider Aniston dhe Adam Sandler

 
 Është publikuar trajleri i filmit të Netflix “Murder Mystery” me protagonistë Jennifer Aniston dhe Adam Sandler. 

  

 

 

Filmi “Murder Mystery” me protagonistë Jennifer Aniston dhe Adam Sandler si çifti i martuar tashmë ka publikuar trajlerin, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

Ngjarja e filmit të “Netflix” përqendrohet rreth  Audery dhe Nick Spitz, të luajtur nga aktorët, të cilët e gjejnë veten në jaht, të ftuar ngan jë i huaj i bukur dhe i pasur (Luke Evans).

Aniston dhe Sandler së fundi kanë luajtur bashkë në filmin “Just Go With It”, në vitin 2011 dhe është e drejtë të thuhet se ribashkimi i tyre më 2019 duket shumë i mirë.

“Sa herë që jam me Jenniferin diçka e mirë ndodh sepse të gjithë e duan atë”, kishte thënë Sandler në një intervistë për Ellen DeGeneres.  /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com