“Rambo 5”, Sylvester Stallone: Filmi do t’ju surprizojë

  

Filmi Rambo 5, që ka kthyer në sheshin e xhirimit aktorin veteran Silvester Stallone është drejt përfundimit. 72-vjeçari është shprehur se filmi do t’i surprizojë të gjithë.

Aktori Silvester Stallone ka suprizuar fansat me një video të publikuar në Instagram ku ka njoftuar se filmit i tij Rambo 5 është drejt përfundimit.

“Dua t’ju tregoj diçka të pabesueshme. Ndonjëherë faza e montazhit të një filmi është e ndërlikuar, pasi skena që ti i ke menduar shumë të arrira nuk janë ashtu në të vërtetë. Është njësoj si kur shkon tek dentist dhe ai të heq dhëmbin pa anestezi”, është shprehur aktori dhe regjisori.

“Por Rambo 5 ka dalë shumë mirë. Sot do ta projektojmë në studio dhe mezi pres të dëgjoj mendimet te të gjithëve. Besoj se filmi do të surprizojë shumë njerëz. Historia ështe bukur dhe fundi I paparashikueshëm. Përgattituni për 20 shtatorin, Rambo po vjen!”, ka përfunduar aktori.

Rambo 5-Last Blood, 72- vjeçari Sylvester Stallone kthehet sërish në rolin e veteranit të Vietnamit John Rambo, personazhit ikonë që e bëri të njohur në Kinemanë Botërore. Ndërsa në një video më herët, aktori ka rrëfyer se I është dashur të fillojë palestrën në mënyrë që të ishte në gjendje të luantë përsëri karakterin e vjetër.

Filmi me skenar të Matthew Cirulnick dhe regjisor Adrian Grunberg, tregon historinë e Rambos, tanimë të plakur dhe që vuan nga një sëmundje e rrallë, teksa është tërhequr në fermën e tij në Arizona. Veterani kthehet në aksion për të shpëtuar vajzën e gruas që kujdeset për të, e cila është rrëmbyer prej një nga karteleve më të dhunshme të drogës meksikane.