Reagon ish bashkëshorti i Jennifer Lopez pas fejesës me Alex

  

Marc Anthony ka shprehur entuziazmin për fejesën e ish gruas së tij  Jennifer Lopez me Alex Rodriguez.

Anthony ishte në mbrëmjen gala të Hasty Pudding Institute of 1770 Order Of The Golden Sphinx  të hënën kur u pyet nga gazetarët nëse ishte i lumtur për vendimin e këngëtares.

“Sigurisht që jam,”-tha ai.

50-vjeçari ishte i martuar me Lopez nga viti 2004 deri në vitin 2011. Ndërsa divorci i tyre u finalizua në vitin 2014.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve binjakë, vajzës Emmie dhe djalit Max, 11 vjeç.

Lopez mbajti kujdestarinë primare të fëmijëve.

Anthony u martua me modelen Shannon de Lima në vitin 2014 megjithatë u ndanë dhe u divorcuan në shkurt 2017.

Anthony dhe Lopez kanë mbetur miq me njëri-tjetrin dhe kujdesen së bashku për fëmijët e tyre.

Këngëtarja u lidh me Alex në shkurt 2017 dhe u fejuan muajin e kaluar.

Ai i propozoi divës së muzikës gjatë pushimeve në një plazh në Bahamas.