Regjisori i famshëm në spital, pëson goditje në zemër
Regjisori i nominuar për Oskar, John Singleton është nën kujdes intesiv pasi pësoi goditje në zemër.
Prodhuesi i filmave, përfshirë Boyz N the Hood, Shaft dhe 2 Fast 2 Furious u sëmurë të mërkurën.
“Singleton është në spital nën kujdes intesiv,”-tha familja e tij në një njoftim për shtyp. “Kërkojmë privatësi gjatë kësaj periudhe.”
Pas publikimit të lajmeve për gjendjen e përkeqësuar të 51-vjeçarit, miqtë dhe kolegët i dërguan urimet më të mira.
Reperi Snoop Dogg publikoi një foto me regjisorin në Instagram dhe shkroi: “Lutuni për vëllain tim.”
Pas publikimit të filmit të tij të vitit 1991, Boyz N the Hood, ku debutoi si regjisor në moshën 23-vjeçare, ai mori nominimin në Academy Award për ‘regjisori më i mirë’, duke u bërë afrikano-amerikani i parë dhe më i ri i nominuar ndonjëherë.