Reperja shqiptare bëhet nënë për herë të parë
Reperja e njohur shqiptare Gjira Kajtazi është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Maël Ibrahimaj.
Kajtazi ndau lajmin me fansat në Instagram duke e konsideruar si një moment që i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
“Mirë se erdhe në jetë djali ynë Maël Ibrahimaj. Faleminderit që na zgjodhe ne si prindër,”-shkroi reperja.
Gjira publikoi një foto të foshnjës së porsalindur nga materniteti, ku partneri i saj shihet duke i prerë kërthizën.