Rihanna drejt martesës me miliarderin Hassan Jameel
Rihanna është gati t’i thotë ‘po’ propozimit të të dashurit miliarder Hassan Jameel.
Rihanna duket se është gati të martohet me të dashurin e saj miliarder Hassan Jameel, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja 31 vjeç dhe Hassan 30 vjeç së fundi janë parë duke shijuar darkë romantike dhe intime në Nju Jork dhe thuhet se janë të gatshëm për t’u bërë çift i martuar.
“Rihanna është shumë e dashuruar me Hassan, ajo ka gjetur Princin e saj”, tha një burim për Hollywood Life.
Ky burim tha se dyshja janë bashkë tash e dy vjet dhe këngëtarja duket shumë e lumtur, andaj nëse Hassan do t’i propozonte ajo do të pranonte.
Rihanna ka paralajmëruar një album të ri dhe shumë prej fansave të saj mendojnë që kjo është vetëm për të larguar vëmendjen nga albumi ngase nuk e ka gati. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com