Rita Ora nis misionin bamirës në Kosovë 

 
 Rita Ora kësaj radhe në vendlindje po qëndron me një mision bamirësie. 

  

 

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, shkruan lajmi.net.

Ajo po shoqërohet nga prindërit e saj Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora të cilët ndihen krenarë me vajzën e tyre.

Ishte Vera ajo e cila në Instagram e ka publikuar një foto bashkë me Ritën gjatë vizitës së saj në njërën prej familjeve nevojtare.

Pranë postimit ajo ka treguar se mburret me vajzën e saj dhe se ka ardhur për ta mbështetur atë dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

“Në mbështetje të UNICEF-KS dhe Rita Orës për punën e tyre dedikuar për të ndihmuar fëmijët. Pra krenare me Ritën e cila pavarësisht se ishte e zënë me turneun e saj gjeti kohë për ta vizituar Kosovën”, ka shkruar Vera Ora në Instagram./Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

 

 Supporting @unicef_uk and @ritaora through their dedicated work helping children ? So proud of Rita finding the time during her busy tour to visit Kosovo. #proudmum #truetoyourself #childreninneed 

A post shared by   Vera Ora  (@veraora) on

 

 

albshowbizzz.com