Ronela Hajati sapo foli sërish për lidhjen me Young Zerkën dhe më LËMSH se kaq s’mund të na bënte! Ja ç’tha [FOTO]

 

Është e pamundur që kur një prej tyre, si Ronela ashtu edhe Young Zerka është i ftuar në emision të mos pyeten për romancën e mundshme mes tyre. Prej vitesh janë përfolur se janë në një lidhje, por që ta kenë thënë troç se PO, s’ka ndodhur. Së fundmi gjatë një interviste për Mirage, kur gazetari e pyeti për Ronelën, Young Zerka reagoi në këtë mënyrë: “Ronelën e lashë në shtëpi pak se kishte punë me projekte të tjera, po i përgatit dhe e lashë në shtëpi. Ajo po punon me projekte të tjera, unë po punoj me projektet e mia!”

Ndërkohë e ftuar sot në “E Diell”, Ronela Hajati e përshkroi lidhjen e saj të dashurisë si një telenovelë, ku aktorët nuk e dinë sesi mund të përfundojnë.

“’Beautiful’ ka zgjatur me vite të tëra, ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat”, u shpreh Ronela.

Ajo shtoi po në kuadrin e “telenovelës” se kanë ndërmend të vazhdojnë kështu edhe 5 vite të tjera, por jo domosdoshmërisht që të ketë një fund të lumtur.

“Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj telenovelën sepse jam aktore shumë e mirë”, tha këngëtarja.Nga rrëfimi i saj u duk se ajo dhe Young Zerka janë ende bashkë!

ed.jpg

 

albshowbizzz.com