Selena Gomez për herë të parë në tapetin e kuq të Kanës
Pas rehabilitimit, Selena Gomez është rikthyer më e fuqishme se kurrë.
Pasi performoi për herë të parë në Coachella, këngëtaren e pret një event shumë i madh.
Selena do dalë për herë të parë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.
Filmi i saj i ardhshëm “The Dead Don’t Die” do hapë festivalin.
Festivali i Kanës është një nga ngjarjet më emocionuese të vitit.
Ai shërben edhe si një vitrinë mode pasi yjet e Hollywood sfilojnë në tapetin e kuq me veshjet e stilistëve më të famshëm.
Festivali Kanës do mbahet në datat 14-15 maj.