Selena Gomez performon në festivalin e njohur pas 1 viti pauzë
Selena Gomez është rikthyer në skenën muzikore.
Selena Gomez kishte pauzuar për një kohë të gjatë, kjo për shkak të problemeve me shëndetin mendor, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë, këngëtarja ka performuar në skenën e festivalit të njohur të muzikës dhe arteve “Coachella”.
Ajo këndoi “Taki Taki” bashkë me dy artistët e famshëm Cardi B dhe DJ Snake.
Rikthimi i Selenës në skenë u mirëprit nga publiku, njëkohësisht këngëtarja dukej tejet e emocionuar. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com