Shakira hedh poshtë spekulimet për tradhti, feston me bashkëshortin për fitoren e Barcelonës
Gratë dhe të dashurat e lojtarëve të Barcelonës festuan fitoren e kampionatit La Liga mbrëmjen e së shtunës. Barcelona është shpallur kampione e La Liga për herë të 26-të në historinë e saj. Një triumf që u festua deri në orët e para të mëngjesit, ku pjesë e festës ishin padiskutim heronjtë e kësaj skuadre. Por në një festë të tillë nuk mungonin edhe ata që i frymëzojnë këta futbollistë, partneret e tyre.
Këngëtarja Shakira, gruaja e Gerard Pique ishte e pranishme në festën që bëri skuadra për fitoren e madhe. Kështu hodhi poshtë fjalët se cifti ishte në krizë dhe Shakira e tradhtonte futbollistin me Malumën.
Ndërkohë, Sofia Balbi, gruaja e Luis Suarez, Antonela Roccuzzo, gruaja e Lionel Messi, Elena Galera, gruaja e Sergio Busquets, Nuria Cunillera, gruaja e Xavi Hernandez, Romarey Ventura, partnerja e Jordi Alba, Aine Coutinho, gruaja e Philippe Coutinho, Ingrid Gaixas, e dashura e Carles Alena morën pjesë në festën e ekipit.
Në takimin e së shtunës, katalanasit mposhtën 1-0 Levanten, duke siguruar titullin 3 javë përpara fundit.