Shkatërroi telat në dasmën e gabuar, si e pësoi Iljardi për një kat
Violinçelisti i njohur shqiptar, Iljard Shaba njihet për performancat e tij “të çmendura”. Shpesh herë, çiftet zgjedhin që ta ftojnë në dasma për të dhuruar pak spektakël për të gjithë.
Për këtë arsye, sezoni veror është gjithmonë i ngarkuar për artistin, të cilit i ka ndodhur të ngatërrojë dasmë.
I ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ai rrëfeu se e kuptoi që kishte ngatërruar ambient pasi mbaroi performancën.
Iljard Shaba: Kam ngatërruar dasmë. Kisha nja 4-5 dasma atë natë. Unë performova dhe nuk e mora vesh deri në momentin që isha duke ikur. Më mori dasmori dhe më tha pse nuk po vjen, ku je. I thashë, unë mbarova performancën, çfarë do më. Ai tha, e kam në kat të dytë unë, jo në kat të parë.