Shkurte Fejza e martoi Gresën, por tash vajza tjetër e saj ka një lajm të mirë për fansat
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza para pak ditësh ka martuar vajzën e saj Gresën.
Ndërkaq, vajza tjetër e saj, Besiana po e sjell një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza për dekada është pjesë e skenës muzikore.
Dy vajzat e saj, Gresa dhe Besiana kanë trashëguar talentin për muzikë. Gresën dhe Shkurten i kemi parë me bashkëpunime, të cilat u dëgjuan, e u pëlqyen shumë. Edhe vajza e dytë e Shkurte Fejzës, Besiana Behluli është pjesë e kësaj industrie.
Ajo ka gati projektin e ri, që me gjasë do të publikohet shumë shpejt, transmeton rtv21.
Është Gresa ajo që ka publikuar një pjesë nga videoklipi i motrës dhe ka shkruar “po vjen së shpejti”.
Në këtë videoklip, Besiana duket shumë atraktive.
Por, për dallim nga nëna dhe motra që këndojnë në zhanrin popullor, Besiana këndon muzikë argëtuese. Ky nuk është projekti i vetëm i artistes, meqë ajo ka sjellë edhe një projekt në vitin 2017 e që mban titullin “Melodi”.