Shyhretja në aeroplan, vishet e tëra me tesha firmato, për ku është nisur kështu
Shyhretja po duket bukur.
Shyhrete Behluli është ndër artistet e muzikës popullore që numëron me mijëra fansa besnik që nga dalja e parë e saj në skenën muzikore.
Këngët e saj dëgjohen çdo herë me shumë ëndje duke u shndërruar menjëherë në hite, madje, edhe po të bëhet fjalë edhe për këngët e saj të vjetra ato bartin nostalgjinë e kohës.
Ajo përveç si këngëtare njihet edhe si një grua mjaft e zonja, duke ruajtur bukurinë dhe elegancën e saj të pashtershme.
Nuk është se eleganca e saj bie në sy vetëm në mbrëmjet apo projektet muzikore, por edhe në fotot e përditshmërisë e ruan po të njëjtin stil, shkruan “Kosovarja”.
Madje, këtë me së shumti e dëshmon ky imazh i saj, ku shihet mjaft elegante e veshur e tëra në firmato duke filluar nga të mbathurat e aksesorët tjerë.
Me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë shfaqet tejet e lumtur që do t’i takojë fansat në Brescia, ku nuk do t’i argëtojë e vetme.
Pasi që kohët e fundit është reperi Gold Ag që po bashkëpunon në mënyrë të suksesshme me këngëtaren e dashur Shyhrete Behlulin.
Padyshim që me këngët e tyre atmosfera magjike e mbrëmjes nuk do të mungojë.