Si e kuptuan që kanë lindur për njëri-tjetrin? Rrëfehen Kim Kardashian dhe Kanye West
Kim Kardashian nisi historinë e dashurisë me Kanye West në prill të vitit 2012, ndërkohë që ishte ende e martuar me Humphries. Kim dhe Kanye u takuan për herë të parë në vitin 2004 dhe u bënë miq në 2007, por si e kuptuan që kishin lindur për njëri-tjetrin?
Në një intervistë për Vogue, Kim rrëfeu se e kuptoi këtë gjë kur shkoi në shfaqjen e tij në Paris. Gjëja që i pëlqen më shumë tek bashkëshorti është se sillet gjithmonë njësoj, pra është vetvetja kudo që shkon.
Ndërsa Kanye tha “shkëndija” i erdhi kur pa një fotografi të papacarëve ku dukej Kim dhe Paris Hilton.
Të dy janë më të lumtur se kurrë, prindër të 3 fëmijëve, në pritje të fëmijës së katërt.