Sipërmarrësi i ‘Coca Colës’ në gjyq për ngacmim seksual në punë

 
 Sipërmarrësi i ‘Coca Colës’ është i detyruar të paguajë 11 milionë dollarë në gjyq për ngacmime seksuale në punë. 

  

 

 

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se sipërmarrësi i ‘Coca Colës’, Alkiviades David është paditur nga një nënë e vetme 42 vjeçe me pretendimin se ishte shkarkuar padrejtësisht meqë ka refuzuar dëshirën e tij për marrëdhënie seksuale, transmeton lajmi.net.

Të premten gjykata e Kalifronisë u detyrua t’i japë Chasity Jones 3.1 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 8 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara.

Pra shuma prej 11 milionë dollarësh sipas avokates së Chasity Jones, Lisa Bloom, është nga pagesat më të mëdha për ngacmim seksual.

Në anë tjetër pala i akuzuar, pra Alkiviades David e konsideron si qëshrake këtë dhe thotë se nuk do ta paguajë./Lajmi.net/

  

  

 

albshowbizzz.com