“Skandal”, 67-vjeçari guxon të pozojë mes këmbëve të Irina Shayk
Ajo është një prej femrave më seksi në botë, por askujt nuk do ia merrte mendja se do ishte imazh i parfumit “Skandal”.
Modelja Irina Shayk ka shkuar me një veshje të zezë dhe seksi në debutimin e parfumit “Scandal”, të cilin e solli në treg Jean-Paul Gaultier, i cili njihet edhe si stilist.
Ndonëse 67 vjeç, ai guxoi të provonte veten tek parfumet.
Së bashku me të, Irina guxoi të merrte një pozë me Jean Paul, i cili vendosi kokën tek këmbët e modeles për të treguar se aroma e mirë vjen kudo.
Në eventin e promovimit të parfumit ishte edhe bashkëshorti i 33-vjecares, Bradley Cooper, i cili duket se nuk është bërë aspak xheloz për fotografinë.