Skivi publikon këngën e re “Panika”

 
 Reperi shqiptar, Skivi ka lansuar projektin e ri muzikor. 

  

 

 

Pas largimit nga grupi “BabaStars”, në të cilin ishte prej vitesh Skivi ka publikuar këngën e re, shkruan lajmi.net.

“Panika”, titullohet kënga e re e Skivit e realizuar si një mini-film që do të jetë pjesë e albumit të ri “Intro”.

Kujtojmë se Skivi bëri të ditur largimin nga Babastars kohë më parë, teksa mbeti pezull emri i labelit dhe e gjithë veprimtaria e tyre.

Kënga tanimë gjendet në platformën ‘YouTube” dhe pritet t’i pëlqejë fansave të tij. /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com